Molliqaj: Opozita po legjitimon pushtetin
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar opozitën pasi që sipas ti opozita parlamentare është për legjitimim të pushtetit.
Molliqaj, madje ka ironizuar më opozitën duke thënë se kemi një "opozitë për lakmi".
Ai theksoi se duket që për momentin opozita parlamentare është për legjitimim të pushtetit.
“Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kuvendit i ka rrjedhur fuqia politike, përgjegjëse për të cilën është opozita. Dëmet nga ta nuk janë më të vogla. Kështu ndodhë kur je i rreshtuar me sy kah zgjedhjet e ardhshme”, shkroi Molliqaj.
Opozita sipas kryetarit të PSD-së, as nuk i ka pyetjet, as dilemat, as besimin
“Tamam si militanti i VV-së. Opozita nuk është platformë pa pushtet. Përkundrazi, prodhon, ndikon dhe ka fuqi politike. E sot, ka një përgjegjësi unike. Dhe duke qenë jashtë ekzekutivit është edhe e lirë nga shtrëngesat dhe kushtëzimet që vijnë me zbatimin e ligjit”, u shpreh Molliqaj.