Molliqaj numëron marrëveshjet: Kurti ka qenë dështim total - NACIONALE

Molliqaj numëron marrëveshjet: Kurti ka qenë dështim total

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka konsideruar se kryeministri Albin Kurti ka qenë “dështim total” në marrëveshjet me Serbinë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka numëruar disa prej marrëveshjeve.

“Marrëveshja për Energjinë - Legalizohet një kompani publike e Serbisë që ta bëjë inkasimin, mirëmbajtjen, faturimin e energjisë elektrike për veriun. Ende vazhdojmë të paguajmë rrymën për atë pjesë.” – ka shkruar ai.

Tutje, Molliqja ka përmendur edhe marrëveshjen për letërnjoftime duke thënë se vijon: “Marrëveshja për Letërnjoftime - legalizon në Kosovë letërnjoftimet e strukturave paralele.”.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjen për të pagjeturit duke thënë se “Kosova ka hequr dorë nga termi që insistonte “të zhdukur me dhunë”.

Postimi i plotë:

Kurti deri sot në marrëveshjet e pjesshme me Serbinë ka qenë dështim total.

Marrëveshja për Energjinë - Legalizohet një kompani publike e Serbisë që ta bëjë inkasimin, mirëmbajtjen, faturimin e energjisë elektrike për veriun. Ende vazhdojmë të paguajmë rrymën për atë pjesë.

Marrëveshja për Letërnjoftime - legalizon në Kosovë letërnjoftimet e strukturave paralele.

Marrëveshja e Targave - legalizon në Kosovë targat e veturave Km, Pr etj, të lëshuara nga strukturat paralele.

Heqja e barrikadave - marrëveshje e fshehur, ku barrikaduesit e armatosur amnistohen.

Marrëveshja për të pagjeturit - Kosova heq dorë nga termi që insistonte "të zhdukurit me dhunë". Me këtë marrëveshje ne barazohemi me Serbinë, përderisa Serbia heq përgjegjësinë shtetërore për zhdukjen e mijëra civilëve.

Filmat policore në veri, u dëshmuan aventura të rrezikshme që degraduan pozicionin tonë në dialog dhe zvogëluan sovranitetin tonë në atë pjesë. Për ditë të tëra e lamë policinë pa ndërruar turne e pa rroba, të bllokuar, përderisa shtesat e pagës nuk ia paguajnë që 3 muaj. Zgjedhjet lokale nuk po i begenisë askush përpos Kurtit.

Krejt këto janë katalizatorë të Zajednicës, të cilën Kurti e ktheu si kryefjalë të dialogut.

Lajme të ngjashme