Molliqaj: Mbështesim SBASHK-un në kërkesat e tyre, pushtetet autoritare disiplinojnë e kontrollojnë - NACIONALE

Molliqaj: Mbështesim SBASHK-un në kërkesat e tyre, pushtetet autoritare disiplinojnë e kontrollojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se mëbshtesin SBASHK-un në kërkesat e tyre.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Molliqaj ka thënë se pushtetet autoritare “disiplojnë e kontrollojnë”, dhe sipas tij, kjo del në pah përmes organizimit e rezistencës.

“Mbështesim SBASHK-un në kërkesa dhe manifestimin e tyre përmes protestës. Partia Socialdemokrate e sheh jetike kontratën kolektive dhe avancimin e kushteve të punëtorëve të arsimit. Nuk ka alternativë ndaj organizimit sindikal si hapësirë, e rrallë deri me tani, jashtë kontrollit qeveritar.

Pushtetet autoritare disiplinojnë e kontrollojnë, mirëpo kjo bëhet e dallueshme, del në pah, vetëm falë organizimit dhe rezistencës. Janë forcat kundër autoritarizmit ato që dëshmojnë natyrën e pushtetit si të tillë.

Në solidaritet me punëtorët e arsimit!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme