Molliqaj i reagon Qeverisë: 4% papunësi, 96% manipulim - NACIONALE

Molliqaj i reagon Qeverisë: 4% papunësi, 96% manipulim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka reaguar Qeverisë Kurti, pas publikimit të disa statistikave nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas së cilave, Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon me vetëm katër për qind.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se ka “4 për qind papunësi, 96 për qind manipulim”.

“Ekuacionet dinë me qenë edhe më të lehta se ai të cilin Kurti e gaboi: nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim. Në tërësi bëjnë 100% mashtrim.

Në vend të sondazheve me 1000 të anketuar, ku niveli i papunësisë as që mund të jetë reprezentativ për gjithë vendin tonë, Qeveria le të nxjerrë të dhënat për braktisjen e Kosovës nga njerëzit dhe lehtësisht vërehet korelacioni mes ikjes dhe uljes së papunësisë. Dilema që krijohet pastaj është cilave statistika me i besu, sepse papunësia e përgjithshme në BE ështe 6%. Pse po ikin njerëzit nga Kosova, kur kemi me pak të papunë sesa shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian?” ka thënë ai.

Sipas Molliqjt, ka gjëra që Qeveria ka arritur t’i zhdukë:

“Ka gjëra në fakt që kjo Qeveri ka arritë me i zhduk krejt. Kjo është rëndësia e faktit kur analizon, por edhe rendësia e tjetrit kur diskuton. E vërteta flet përmes liderit si shkencë e rol historik. E vërteta, pra, nuk buron as krijohet. Ajo zbret nga lart. E ku ma lart se goja e liderit?!”.

Më shumë detaje lexoni në artikullin me titull: Papunësia pambuk "vetëm 4%" e Vetëvendosjes: Qe pse jo

Lajme të ngjashme