Molliqaj befason, e përkrah ripërcaktimin e kufijve me Serbinë: Nuk lë vegza mes vete - NACIONALE

Molliqaj befason, e përkrah ripërcaktimin e kufijve me Serbinë: Nuk lë vegza mes vete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar nga “Debat Plus” i RTV Dukagjinit, ku VV doli e para me 48.5 për qind.

Në komentin e tij, Molliqaj ka theksuar se opozita duhet të shqetësohet për rezultatin.

Sipas kryetarit të PSD-së, ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po e citoj një fjali prapë, edhe kjo në fillim, në mars të 2022… që kam thënë që do të bëhet Asociacioni dhe do të bëhet me kompetenca me të mëdha se viti 2013 dhe 2015, kjo për ma ka qenë e qartë. Na kemi arritur të jo sepse kemi thënë çka është më së miri për qytetarët e Kosovës, pastaj çka është më së miri për shqiptarët, pastaj çka është më së miri për Ballkanin, me pas paqe. Çka çon në paqe një zgjidhje përfundimtare që e pranojnë palët. Cila është ajo zgjidhje përfundimtare që e pranojë palët? Sipas neve ka qenë ripërcaktimi i kufijve, nuk len vegza mes vete”, - ka thënë Molliqaj, transmeton Dukagjini.

Lajme të ngjashme