Molliqaj – Abdixhikut: Theksin ekskluzivishst te posti i kryeministrit, e jo te gjendja politike e vendit
Qëndrimin e ngurtësuar mbrëmë nga Lumir Abdixhiku, se LDK nuk futet në asnjë llogaritje qeverie me Vetëvendosjes dhe as me partitë ish-opozitare pa e marrë postin e kryeministrit, e ka kritikuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Për Molliqajn kreu i LDK-së theksin e ka vendosur te posti i kryeministrit e jo te gjendja politike vendit.
Postimi i Molliqajt:
Demokracia nuk është thjesht aritmetikë parlamentare, por një proces i vazhdueshëm negociate dhe kushtëzimi për çështjet, ku pjesëmarrja ka peshë vetëm nëse përfaqëson vullnet politik dhe jo nënshtrim procedural. Këtë nuk po e shohim tek LDK e cila theksin po e vë ekskluzivisht tek posti i kryeministrit, e fare tek gjendja politike e vendit.
Mbrëmë u tha se LDK do të mbajë qëndrimet parazgjedhore dhe elektorale të shpallura. Duke pasur parasysh se më herët kanë deklaruar se LDK do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, a mbetet ky një parim i palëkundur për ta? Apo rrethanat mund të sjellin një qasje të re ku pjesëmarrja mund të shihet si mjet për të ndikuar dhe jo thjesht për të legjitimuar?