Moderatori ua këqyr telefonat deputetëve të VV-së se mos u ka shkruar Mihali
Mbrëmë ka ngjarë një ndodhi interesante gjatë një debati në Kanal 10.
Gjersa po debatohej, Halil Matoshi, analist, ngjalli dyshime në formë humori se mos po u shkruante Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV, dy deputetëve të VV-së, Arbër Rexhaj dhe Mefail Bajqinovci.
Pasi kësaj, Rexhaj e ftoi moderatorin Kushtrim Sadiku për të shikuar se nuk po i shkruante Mihali, transmeton Nacionale.