“Model i politikanit frymëzues”: Begaj kujton Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes
Në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ai është rikujtuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e quajti “model i politikanit frymëzues” për shqiptarët.
“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Begaj në profilin e tij në Facebook.