Mobilizohet PDK-ja: Dy ditë radhazi mblidhen kryesia, deputetët e kryetarët e komunave - NACIONALE

Mobilizohet PDK-ja: Dy ditë radhazi mblidhen kryesia, deputetët e kryetarët e komunave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se dje dhe sot kanë mbajtur takime me anëtarët e Kryesisë, deputetët e grupit parlamentar dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga ky subjekt politik.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po pëkeqësohet çdo herë e më shumë.

“Qeveria aktuale i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre. Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Së bashku me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, dje dhe sot, kemi mbajtur takime të frytshme për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.

Gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Kriza ekonomike që po përcillet me një inflacion rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera – kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente.

Si parti shtetformuese, lidere e opozitës dhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh, me prioritet interesin shtetëror e qytetar, PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarjes.

Qeveria aktuale i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre. Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Në Kryesi, Kuvend dhe nëpër Komuna – Partia Demokratike e Kosovës do të punojë dhe kërkojë që shteti dhe Qeveria të jenë më afër qytetarëve në periudhën e tyre më sfiduese pas luftës, ndërsa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, kemi hartuar vizionin për qeverisjen e re të vendit, për të ardhmen e qytetarëve tanë, pa dallim.

Tjetër rrugë nuk ka!

Lajme të ngjashme