Mjeku që shërbeu në luftë: Kam trajtuar gra të dhunuara, ndërkombëtarët s’bënë mjaftueshëm - NACIONALE

Mjeku që shërbeu në luftë: Kam trajtuar gra të dhunuara, ndërkombëtarët s’bënë mjaftueshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shukri Gërxhaliu, mjeku që shërbeu në Zonën Operative të Shalës gjatë kohës së luftës, ka thënë se periudha në të cilën ai kreu mjekime ishte e rënde dhe me kushte të vështira.

Ai tha se gjatë luftës ka filluar t’i trajtojë edhe dy deri në tri viktima të dhunës seksuale, teksa shtoi se ato kanë shkuar tek ai, ku i ka gjetur mbështetje në mënyrë konfidenciale për rreth 15 vjet, deri në momentin kur ka trajtimin e tyre e ka marrë përsipër shoqata për trajtimin e dhunës.

Në të njëjtën kohë, për shkak se s’kam pasur mundësi ta bëjë një trajtim të duhur, sidomos në aspektin material, e kam takuar Martinsenin (dokumentuesin e dhunimeve në Kosovë gjatë luftës) dhe u ka ndihmuar edhe materialisht edhe në aspektin mjekësor”, tregoi Gërxhaliu për Klan Kosova.

Më tej, ai ndau edhe momentet emocionuese, ku tha se “rrëfimet e tyre kanë qenë aq emocionuese sa më është dashur t’iu them “ju lutëm, m’i shkruani dhe ejani nesër e m’i sillni me shkrim.

Gërxhali thotë se faktori ndërkombëtar s’ka bërë mjaftueshëm për gratë e dhunuara gjatë luftës, pasi sipas tij është dashur t’i bëjë presion më të madh Serbisë për krimet e kryera.

Lajme të ngjashme