Mjeku i QKUK-së ka një lutje për kosovarët
Mjeku i QKUK-së Dardan Bekteshi ka një kërkesë të sinqertë për kosovarët. Ai përmes një statusi në Facebook u ka brë thirrje kosovarëve që ta lenë duhanin.
“Kam një kërkesë shumë të sinqertë për shqipet - boll me duhanin se shkatërruat veten dhe te tjerët rreth jush. Ky ves nuk ka asnjë të mirë & ju merr vite jetë. Nuk pi njeri me duhan në vende të zhvilluara - vetëm të varfërit dhe të paedukuarit. Mos u bëni pre e kompanive vrasëse”, ka shkruar Bekteshi.
E në Kosovë tashmë ka nisur Java e Diabetit. Profesionistët shëndetësor apelojnë në vazhdimësi tek qytetarët që ta lenë duhanin.