“Mjekroshët; qimet”: Këshilltar i Kurtit sulmon nën brez Pacollin, ia përmend edhe bashkëshorten
Sebastien Gricourt, këshilltar me prejardhje nga Franca i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë një koment absolutisht të papranueshëm nga aspekti i gjuhës politikisht korrekte.
Në një koment në postimin e këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Ferajt, Gricourt ka bërë disa cilësime problematike. “Mjekroshët e agjendave politike” – ishte termi i parë problematic, ndërsa tutje ai përdori edhe togëfjalëshin “qimet faciale ortodokso-islamiste”.
Për më keq, Gricourt ia shtrëmbëroi mbiemrat Behgjet Pacollit, kryetar i AKR-së, dhe Eman Rrahmanit, deputet i Listës për Familje, që këtë javë dha dorëheqje nga VV-ja. “Pacollic” dhe “Rrahmanizmovic” ishin shtreëmbërimit që i përdori këshilltar i Kurtit.
Madje, në një sulm nën brez, Gricourt ia përmendi edhe bashkëshorten Pacollit.