Mjekiqi: Politiken e jashtme e karakterizon pasiviteti - NACIONALE

Mjekiqi: Politiken e jashtme e karakterizon pasiviteti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka adresuar kritika në drejtim të politikës së jashtme të Kosovës

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se politika e jashtme e Kosovës karakterizohet nga pasiviteti.

Ajo çfarë e karakterizon politikën e jashtme është pasiviteti qysh nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie e deri më sot. Kam dëgjuare që MPJ-ja ka bërë një strategji por ajo që po e shohim është që edhe në rastet kur ka aplikime për anëtarësim në organizata të huaja, po shohim që nuk ka koordinim të mirëfilltë”, ka thënë Mjekiqi.

Ajo e ka kritikuar edhe Rregulloren për organizimin e brendshëm në shërbimin e jashtëm.

Sipas saj, kjo rregullore është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.

Me këtë rregullore, ministria ka shuar drejtorinë e përgjithshme dhe të gjitha kompetencat i ka lënë te sekretari. Veprimet e ministrisë së Punëve të Jashtme përveç që janë të kundërligjshme kanë edhe obligime financiare”, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme