‘Mjafton një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje’, thotë Bërnabiq
Në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, voton rreth Rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, vijnë reagime të ashpra nga Serbia.
Ana Bërnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, thotë se ‘duhet vetëm një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje’.
“I ftoj të gjithë nga Bashkimi Evropian të pyesin veten se si do të duket Bosnja dhe Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku ka mirëkuptim më të madh mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, apo më i paqëndrueshëm ku duhet një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje”, ka thënë ajo në intervistë për mediumin serb, TV Pink./ap/