Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një 62 vjeçar - NACIONALE

Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një 62 vjeçar

3 orë më parë

nga NACIONALE

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete të dielën në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën, Avni Zahiti. Sipas tij, hetuesit, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet.

“Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija””, ka deklaruar Zahiti.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Lajme të ngjashme