Mitropoliti i Malit të Zi: Kush nuk e njeh gjenocidin, mos e lejoni të hyjë në Srebrenicë - NACIONALE

Mitropoliti i Malit të Zi: Kush nuk e njeh gjenocidin, mos e lejoni të hyjë në Srebrenicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mitropoliti Mihailo i Malit të Zi ka folur për çështjen e gjenocidit në Srebrenicë, që ndodhi 29 vite më parë. Edhe këtë vit, mitropoliti Mihailo ka shkuar në Potoçare për të nderuar viktimat e gjenocidit.

Madje, atje mitropoliti Mihailo ka dhënë një deklaratë të bujshme.

Siç transmeton “Danas”, Mihailo ka kërkuar që ata që e mohojnë gjenocidin, të mos lejohen të hyjnë në Srebrenicë.

"Unë jam një vizitor i vjetër i dëshmorëve të Srebrenicës dhe do të shkoj sa të jem gjallë. Kushdo që nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë, nuk është njeri, ndaloni të hyjë në Srebrenicë" – ka deklaruar Mitropoliti Mihailo.

Lajme të ngjashme