MIT: Sot kufizime në autoudhë për transportuesit e mallrave mbi 20 tonë, shkak temperaturat e larta - NACIONALE

MIT: Sot kufizime në autoudhë për transportuesit e mallrave mbi 20 tonë, shkak temperaturat e larta

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dje, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se gjatë ditës së sotme, për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, do të ketë kufizime në autoudhë.

Nga ministria shtohet se kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.

“Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim”, thuhet në postim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, janë plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.

Me respekt!

Lajme të ngjashme