"Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze", Lajçak falënderon Francën për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi - NACIONALE

"Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze", Lajçak falënderon Francën për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar nga Franca në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të vizitës në Paris, ku është takuar me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone dhe këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonne.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Élysée për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, shkroi Lajçak në X.

Lajme të ngjashme