Mirena “uron” RTK-në për 25 vjetorin: Kemi dorëzuar padi për shpifje në kooperim me mediume nga Bosnja
Gazetari Ilir Mirena ka uruar Radio Televizionin e Kosovës për 25 vjetorin e themelimit, duke u shpehur se aty ka gazetar fantastik. Por, Mirena pati edhe një njoftim për menaxhmentin aktual të RTK-së duke bërë të ditur se përmes avokatit Besnik Berisha kanë dorëzuar padi ndaj RTK-së për shpifje e fyerje.
E plotë:
Urime 25 vjetori i themelimit te RTK’se kolegeve qe punojne aty.
Edhe pse momentalisht e kapur nga militante analfabete te pushtetit te VV’se, ne kete medium publik ka gazetare dhe staf fantastik.
Me rastin e ketij pervjetori dua te njoftoje menaxhmentin aktual te RTK’se se avokati i Periskopit, Besnik Berisha, ka dorezuar ne Gjykaten Themelore padi ndaj ketij mediumi per shpifje dhe fyerje ne kooperim me mediume nga Bosna.
Urime …