Mirena tallet me militantët e VV-së: Po i fshijnë statuset kundër Ramiz Kelmendit - NACIONALE

Mirena tallet me militantët e VV-së: Po i fshijnë statuset kundër Ramiz Kelmendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me militantët e VV-së, pasi kryeministri Albin Kurti ka takuar dje afaristin e njohur Ramiz Kelmendi.

Ky i fundit është kritikuar ashpër nga Kurti dhe përkrahësit e VV-së kur kjo parti ishte në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka ironizuar me përkrahësit e VV-së, duke shkruar se tani ata janë duke i fshirë statuset kundër biznesmenit Ramiz Kelmendi.

Militantat tuj i fshi statuset kunder Ramiz Kelmendit... Sa senin ju ka ra me fshi e me perbi, boll gjynah...”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme