Mirena tallet me deputetët e opozitës: Të përgjumin me fjalimet e tyre në Kuvend
Analisti politik, Ilir Mirena, është tallet me deputetët e opozitës.
Ai ka bërë me dije se disa deputetë të partive opozitare e fusin në gjumë me fjalimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se prej deputetëve të opozitë pret që të bëjnë ndonjë poterë në Kuvend.
“Jane do deputet, sidomos nga opozita, qe si t'ja nisin fjalimit ne Kuvend, veç kur e heton qe mendja t'ka fluturu dikah tjeter, s'je duke e ngu, vec e nin nje si zhurme te njetrajtshme, edhe t'vjen nje pergjumje... Keta te opozites me bijne ne sy se prej tyre pret njeri me ba far potere, me thane najsen te meqme, e jo me na ndjell veç pergjumje... Po get jane ne qasi komoditeti, e thone veç zgjate Zot, mos t'bajm zhurme se po na ndalet sefaja”, ka shkruar Mirena.