Mirena shprehet i shqetësuar me gjendjen emocionale të kryeministrit - NACIONALE

Mirena shprehet i shqetësuar me gjendjen emocionale të kryeministrit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena është shprehur i shqetësuar me gjendjen emocionale të kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i pari i qeverisë është kurthuar nëpër deluzionet e tij konspiracioniste.

Sipas tij, është shqetësuese që një njeri i tillë është kryeministër i Kosovës.

Postimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje:

Qysh ju duk more Albin Kurti ne konference per media?

Mua m'pelqeu kjo pjesa se kur tha, "oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”...

Boll paska ba per grevistet, tash prej lekures nuk mund del njeri...😁

Per bese, ja ka nise me m'shqetesu gjendja e tij. U kurthu i ngrati neper deluzionet e tij konspiracioniste. Eshte kryeminister i Kosoves, per ata po shqetesohem, se jo per te personalisht.

Lajme të ngjashme