Mirena publikon videon e Kurtit ku thoshte: Do të synojmë uljen e çmimit të rrymës - NACIONALE

Mirena publikon videon e Kurtit ku thoshte: Do të synojmë uljen e çmimit të rrymës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisiti i politikës, Ilir Mirena, ka publikuar një video të kryeministrit, Albin Kurti të bërë gjatë fushatës për zgjedhjet në vitin 2019.

Atë kohë, Kurti thoshte se do të synohet ulja e çmimit të energjisë elektrike.

Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, kishte thënë ai.

Por tash tri vite nga video, e një vit e gjysmë në pushtet, çmimi i rrymës është rritur e përveç saj, qytetarët po përballen edhe me reduktime qysh në muajin gusht.

Deri më tani, nga Qeveria nuk është dhënë asnjë qëndrim se si do të dilet nga kjo krizë teksa reduktimet e rrymës vazhdojnë të jenë 6 me rrymë 2 pa të.

Lajme të ngjashme