Mirena publikon një video, pretendon se është Arbnor ose Astrit Dehari duke protestuar kundër marrëveshjes së vitit 2011
Gazetari Ilir Mirena ka publikuar një video ku shihen disa protestues në Aeroportin e Prishtinës, të cilët kundërshtonin Edita Tahirin, e cila kishte negociuar Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Sot u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente, e ngjashme me atë të vitit 2011.
Mirena ka publikuar një video, ku thotë se është Arbnor ose Astrit Dehari, gjë për të cilën nuk u shpreh i sigurt, duke protestuar kundër Edita Tahirit.
“Nuk jam i sigurt se cili, por ketu eshte ose Arbnori ose Astrit Dehari, duke protestu ne aeroportin e Prishtines kunder Edita Tahirit e cila kishte negociuar Marreveshjen zbatimin e se ciles tani po e finalizon Albin Kurti...”, ka shkruar Mirena në Facebook.