Mirena për Vetëvendosjen: Aty ka vetëm llaskuchane - NACIONALE

Mirena për Vetëvendosjen: Aty ka vetëm llaskuchane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena, ka thënë se në Vetëvendosje ka vetëm “llaskuchane”.

Kështu është shprehur ai në debatin në Pressing, ku po diskutohet se çka përfaqëson Vetëvendosje.

Ai me tej, ka thënë se VV-ja është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur vendit.

Vetëvendosja sot nuk përfaqëson asgjë është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur këtij vendi në një dekadë e gjysmë. Nuk ka subjekt politik që e ka helmu diskursin e gjithçka në këtë vend, sot VV-ja po i bën gjërat e njëjta që i ka kritikuar partitë e tjera. Ky është vetëm një grup politik që është duke e zhvatur këtë vend, e ka stagnuar këtë vend. I ka mbetur me mujt diçka me veriun me i fitu zgjedhjet.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme