Mirena për takimin e Kurtit bashkë me ministrat e tij në Maqedoninë e Veriut: Te Edi Rama a keni shku kështu? - NACIONALE

Mirena për takimin e Kurtit bashkë me ministrat e tij në Maqedoninë e Veriut: Te Edi Rama a keni shku kështu?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pasi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me Ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe Ministrin e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, janë pritur në takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Mirena me një postim në “Facebook” ka thënë se takimi duket si të ishte takim me “baxhanak”, ndërsa ka pyetur nëse u takuan edhe me ministrin siç thotë ai “serbin pro-rus,” Ivan Stoiljkovic.

Çfare takimi, pos me u taku me baxhanak! A u takuat edhe me ministrin, serbin pro-rus, Ivan Stoiljkovic? Te Edi Rama s’di qe ka shku najhere kshtu…”, shkruan Mirena.

Lajme të ngjashme