Mirena për takimin Berishaj-Surroi: Dy skandale në një foto
Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka publikuar një fotografi nga takimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me publicistin Veton Surroi.
Mirena për takimin e tyre ka thënë se në këtë fotografi janë dy skandale.
“Martin Berishaj dhe Veton Surroi. Dy skandale ne nje foto…”, ka shkruar Mirena.

Ndryshe Martin Berishaj i kishte plasur skandali ku dyshohej se kishte përfituar 600 mijë euro nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven) teksa Surroi dyshohet për dallavere në ndërtimet në qendrën e skijimit në Brezovicë.