Mirena për përleshjen e mërgimtarëve me policët: Sa marre!
Ilir Mirena, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar videon e përleshjes mes mërgimtarëve dhe policëve të Kosovës.
Mirena e ka quajtur “marre” krejt këtë ngjarje.
Tutje, ai ka përshkruar situatën, sipas tij, që ndodhë në kufirin në Serbi.
“Sa marre!
T’njejtit si te dalin matan Merdares i palojne penlat, ja ulin zanin radios n’kerr, grus e fmijeve ju bertasin qe t’mos bajn zhurme, dokumentat moti i ka ba gati, kur t’i ndal Dragani ja Miloradi xhamin e ka qel tashme, i kesh ftyra pak - se shume s’guxon - edhe e nxjerr nga goja nje “dobeeeldan” me za t’pervujtun, pret qaty ne ankth deri t’ja kthejne dokumentet, e ne fund kqyr edhe me e qeras me naj bakshish… E kshtu si pule e lagun vazhdon rrugen deri n’Hungari…
A me policine tone Mic Sokola…” – shkroi ai.