Mirena për lirimin e Pantiqit: Qysh një i akuzuar për terrorizëm lejohet të mbahet në arrest shtëpiak?
Analisti Ilir Mirena ka komentuar lirimin e ish-policit Dejan Pantiq.
Ai ka pyetur se si është e mundur të mbahet në arrest shtëpiak një i dyshuar për kryerje të veprave terroriste.
“Me 10 dhjetor, Xhelal Sveçla, kur ishte arrestuar ish-zyrtari policor, Dejan Pantiq, kishte treguar arsyet e arrestimit të tij dhe sipas Sveçles, Pantiq “akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”. Qysh pas dy javësh një i akuzuar për terrorizëm lejohet të mbahet në arrest shtëpiak? Hajgarexhi dhe shmoklana...”, ka shkrua Mirena në profilin e tij në “Facebook”.