Mirena për LDK-në: Duhet të shikojë përpara, Rugova nuk sjell më vota
Analisti Ilir Mirena ka thënë se LDK jeton ende në të kaluarën dhe se duhet të gjejë një rrugë që të përdorë më mirë resurset e saj.
Duke folur për T7, ku është duke u analizuar roli i Lidhjes Demokratike të Kosovës në politikën e sotme, Mirena ka thënë se LDK duhet ta gjejë veten në skenën e sotme politike.
“LDK ta kuptojë që Rugova nuk sjell më vota,”- është shprehur ai, duke shtuar se LDK ka rolin e saj historik me ish-presidentin Rugova, por tani është koha të shikohet përpara.
“LDK ishte partia e parë në Kosovë dhe ka rolin e saj historik. Por tani duhet të shikohet përpara,”- ka thënë Mirena.
