Mirena mbronë Olta Gixharrin e BBVA, duke sulmuar deputetin e Vetëvendosjes
Një pyetje e aktores shqiptare dhe banores së Big Bother Vip Albania, Olta Gixharri se “çka është Prekazi” ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Në mbrojtje aktores Gixharri i ka dalur analisti Kosovar, Ilir Mirena.
Me anë të një statusi në Facebook, Mirena ka thënë se as deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci nuk ka ditur ta dallojë Adem Jasharin nga Rifat Jashari.
“More deputeti i VV’se, Mefail Bajqinovci s’ka dite me e dallu Adem Jasharin prej Rifatit, e ju po e shani Olta Gixharrin qe s’po e din Prekazin…” – ka shkruar Mirena.
