Mirena: Me shpejtësinë e vajit në tepsi, VV-së krejt flliqësitë e brendeshme po i dalin në sipërfaqe
Analisti Ilir Mirena ka folur pas pretendimeve të ngrituar nga deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi për Qeverinë Kurti dhe për zhdukjen e mostrave të rastit, Astrit Deharit.
Mirena ka thënë se nuk është zhgënjyer nga konferenca e deputetit Abazi.
“Mire mire, nuk na zhgenjeu Hakiu…” – ka shkruar ai në një status në Facebook.
Pas kësaj në shkrimin e dytë, Mirena ka thënë se VV-së po i dalin “flliqësitë e brendshme”.
“Me shpejtesin e shperndarjes se vajit ne tepsi Vetevendosjes krejt flliqesit e brendeshme po i dalin ne siperfaqe…” – ka shkruar Mirena.
Ndryshe deklaratat e Abazit kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
