Mirena: Me pas ndjeshmëri, rritja e pagave do të ndodhte më herët – jo tash kur sondazhet po iu dalin keq
Gazetari Ilir Mirena ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për rritjen e pagave për shërbyesit civilë në fund të mandatit qeverisës.
Sipas tij, nëse do të ekzistonte ndjeshmëri brenda Qeverisë për t’i ndihmuar punonjësit, rritja do të ndodhte në fillim të mandatit.
“Me pas ndjeshmëri, që zero ndjeshmëri ka i kish rritë këto rroga para 3-4 vjete e jo tash kur sondazhet po i dalin keq. Nga dëshpërimi i madh po i bëjnë këto veprime, e bën një rritje por as një falënderim s’e merr, kerkush faleminderit nuk të thotë”, tha ai në “Pressing”.