Heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe Mirena e sheh si fryt të marrëveshjen Serbi-BE për litiumin - NACIONALE

Heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe Mirena e sheh si fryt të marrëveshjen Serbi-BE për litiumin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas njohjes së pasaportës që Serbia i lëshon për serbët në Kosovë.

Ai tha se duket se marrëveshja e Serbisë me BE-në për litium ka dhënë rezultatet e para.

Serbët e Kosovës më s’kanë nevojë për pasaportën e Kosovës. Rrjedhimisht, për shtetësinë e Kosovës. Kur t'ju bahet edhe Zajednica sipas Marrëveshjes se Ohrit, serbët nuk i lidh më asgjë me shtetin e Kosovës...”, shkruan Mirena.

Ai gjithashtu citoi edhe Kryeministrin e Kosovës në një intervistë të tij kohë më parë:

“Integrimi i serbëve është në rrugë të mbarë...”, thoshte Albin Kurti para pak kohesh ne një interviste për TV A2 te Shqipërisë...”, citon Mirena.

Lajme të ngjashme