Mirena: Jack Smithit s’i dhezi në ShBA, s’e pati mbështetjen e prokurorisë së Serbisë e disa shqiptarëve - NACIONALE

Mirena: Jack Smithit s’i dhezi në ShBA, s’e pati mbështetjen e prokurorisë së Serbisë e disa shqiptarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka shkruar për prokurorin Jack Smith, pasi emërimi i tij si konsull special për rastin e Donald Trump u shpall anti-kushtetues.

Mirena përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “atij s’i dhëzi pasi nuk pati mbështetjen e prokurorisë së Serbisë dhe disa shqiptarëve për materiale të rrejshme”.

“K’tij legenit Smith s’i dhezi me Trumpin.

S’i dhezi se nuk e ka pas mbeshtetjen e prokurorise se Serbise edhe do shqiptareve me e furnizu me materiale t’rrejshme e me pare….” – ka thënë ai.

Ndryshe, prokurori amerikan Jack Smith, që kishte hetuar dhe ngritur aktakuzë me pretendime për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e ka gjetur veten të sfiduar seriozisht në rastin kundër Donald Trump, emërimi i të cilit si konsull special në rastin për dokumentet në rezidencën në Mar-a-Lago, u shpall anti-kushtetues nga një gjyqtare federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është konstatimi i fundit nga gjyqtarja Aileen M.Cannon, e cila rrëzoi në tërësi çështjen kundër Trump-it rreth “dokumenteve të klasifikuara”.

Në vendimin e gjykatëses është konstatuar se emërimi i Jack Smith në pozitën e konsullit special nuk është bërë nga Presidenti e as konfirmuar nga Senati; dhe se, kësisoji, caktimi i tij në atë mënyrë “është shkelje kushtetuese”, raportoi New York Times.

Lajme të ngjashme