Mirena ironizon me VV-në: A po dihet a ka naj protestë të VV-së të shtunën në Ohër?
Analisti politik Ilir Mirena ka ironizuar me protestat e Lëvizjes Vetëvendosje kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur nëse partia në pushtet do të mbaj protesta të shtunnën në Ohër, ku do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“A po dihet a ka naj proteste te Vetvendosjes t'shtunen ne Oher, kunder Zajednices?”, ka shkruar Mirena.
Në takimin e 18 marsit, Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për ankesin e zbatimit të planit të BE-së, të cilin e kanë pranuar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
Nëse palët pajtohen, në këtë takim pritet të diskutohen për afatet e zbatimit të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.