Mirena ironizon me videon e Kurtit: E ka ban jet me kthy krejt diasporen në Kosovë - NACIONALE

Mirena ironizon me videon e Kurtit: E ka ban jet me kthy krejt diasporen në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar me videon e Kryeministri Kurti, si dhe me përshkrimin e saj nga i pari i Qeverisë. Kurti ka shkruar se “rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës..”, e Mirena duke marrë shkas nga ky përshkrim, ka shkruar në Facebookun e tij se Kurti, do ta marrë në qafë Gjermaninë, e do ta kthej krejt diasporën në Kosovë.

Por, vetëm pak rreshta më poshtë, gazetari e analisti, i ka bër thirrje Kurtit të punoj diqka, sepse sipas tij, nëse vazhdon ky trend, deri në fund të mandatit të Kurtit, Në Kosovë do të mbesin vetëm Kryeministri e deputetit Myfail Bajqinovci.

“Dreq eshte thiu! Do me e marr n’qaf Gjermanin. E ka ba njet me e kthy krejt diasporen ne Kosove. O viran, qu puno najsen, se deri n’fund t’mandatit tend pos ti e Mefi keni me mbet ksajde…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme