Mirena: Gjasat janë që Kurti ta nënshkruan Zajednicën në përvjetorin e protestës së 10 shkurtit - NACIONALE

Mirena: Gjasat janë që Kurti ta nënshkruan Zajednicën në përvjetorin e protestës së 10 shkurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka bërë me dije që gjasat janë të mëdha që kryeministri Albin Kurti ta nënshkruan Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në përvjetorin e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.

Ai ka rikujtuar se në protestën e VV-së, e cila ishte organizuar për të kundërshtuar Planin e Ahtisarit, ishin vrarë edhe dy aktivistë të kësaj lëvizje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Kurti mund të shkojë të bëj homazhe të varret e dy aktivistëve.

Edhe pak dite na ndajne nga pervjetori i protestes se 10 shkurtit 2007. Ne ate proteste kunder Pakos se Ahtisarit, te organizuar nga Albin Kurti dhe Levizja Vetevendosje, humben jeten dy te rinje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Gjasat jane qe nenshkrimi i Zajednices nga Albin Kurti do te perkoje bash ne pervjetorin e asaj ngjarjeje tragjike? Per ftyre qe ka, Albin Kurti, fill pas nenshkrimit ka me shku me ba homazhe tek varret e tyre”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme