Mirena e kundërshton Muratin: Këtë vit do të ketë boom të hajnisë - NACIONALE

Mirena e kundërshton Muratin: Këtë vit do të ketë boom të hajnisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Mirena, analist, ka komentuar një deklaratë të Hekuran Muratit, ministër i Financave, i cili paralajmëroi se do të ketë investime më të mëdha kapitale këtë vit.

Sipas Mirenës, këtë vit do të ketë “boom të hajnisë”.

Tutje, ai ka kërkuar të shikohet se cilat kompani po shpërblehen nga pushteti.

“Hekuran Murati para do ditesh tha qe kete vit do te kete boom te investimeve kapitale ne Kosove.

Pajtohem. Boom do te kete. Ama, boom te hajnise.

Veç kqyreni numerin e tendereve, shpejtesin me te cilen po i shpallin, cilat kompani po i shperblejne, edhe pse bash ne secilen prej tyre po qellon naj jarane a jaraneshe e qeveritareve.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme