Mirena për dështimin e VV-së në Kuvend: Veç pushteti këtë parti ende po e mban të bashkuar - NACIONALE

Mirena për dështimin e VV-së në Kuvend: Veç pushteti këtë parti ende po e mban të bashkuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk po mund t’i mbajë seancat për shkak të mungesë së kourumit dhe mungesës së deputetëve të shumicës.

Mirena ka thënë se Vetëvendosjes nuk po mund që t’i mbledhë as deputetët e partisë së tyre.

VV’ja as deputetet e vet s’po mundet me i mbledh ne seanca te Kuvendit. Jane dhjetra ligjie qe s’jane votuar prej deputeteve te tyre. Sot fuqia e kesaj partie eshte veç hija e 14 shkurtit 2021…” – ka shkruar Mirena.

Ai ka thënë në VV ka telashe të mëdha duke shtuar se edhe Qeveria Kurti ka raporte të tensionuar me presidenten Vjosa Osmani.

Me telashe te medha brenda grupit parlamentar, me raporte te tensionuara me Vjosen e Prindonin, me nje qeverisje per faqe te zeze, eshte veç pushteti qe kete parti ende po e mban te bashkuar. Perndryshe, pa pushtet pik e pese do te bahen. Dejona Mihajli n’i mbajt te bashkuar se k’ta kane ike per lesh” – përfundon shkrimi i tij në Facebook.

Ndryshe Kuvendi po dështon që të mbajë seancat për shkak të mungesës së deputetëve.

Lajme të ngjashme