Miratohet në parim marrëveshja për pjesëmarjen e Kosovës në programin e BE-së “Drejtësia”
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me 8 vota për ka votuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, raporton Ekonomia Online.
Në Komision raportoi Ministrja Albulena Haxhiu e cila ka shpjeguar përfitimet nga kjo marrëveshje.
“Së pari pjesëmarrja ka mundësuar që Kosova të përfitoj nga projekt e BE. Programi përfshin në avancimin e bashkpunikt gjyqësor ne çështje civile dhe çështje e tjera penale. Programi përfshin trajnime për gjyqatrët, po ashtu adreson forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe te drejtat themelore. Programi parasheh mbështejte të shoqërisë civile”, tha ajo.
Deputetët e LDK-së e AAK-së, kanë kërkuar sqarime e informacione nga Minisrja, meqenëse ata kanë thënë se Ministrja s’i ka informuar me detajet e kësaj marrëveshje. Megjithatë ata votuan pro.