Miratohet marrëveshja, pikë e re kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë
Qeveria malazeze miratoi një dokument që nis negociatat me Shqipërinë për ngritjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve.
Pika kufitare Sveti Nikola-Pulaj pritët të jetë rrugë lidhse Ulqin – Sveti Nikolla – Pulaj – Velipoj.
Kjo rrugë pritët që të përmirësoj qarkullimin e eqytetarëve mes dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror.
Vendndodhja dhe parametrat e saj teknikë do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese.
ZGP fillon funksionimin pas ndërtimit të urës ndërshtetërore, e cila është premtuar nga kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq dhe ai i Shqipërisë ,Edi Rama, disa muaj më parë.