Miratohet dorëheqja e Kryetarit të Gjykatës Supreme, pritet të dekretohet për gjyqtar në Kushtetuese
Në takimin e 300-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të mbajtur të mërkurën, ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, pasi i njëjti është propozuar për dekretim tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë takim, KGJK njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e kryetarit të Supremes, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në vend të Pecit Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.