MINT publikon çmimet për derivate, ky është çmimi i naftës për sot - NACIONALE

MINT publikon çmimet për derivate, ky është çmimi i naftës për sot

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.59 euro për litër.

Benzina do të shitet deri në 1.49 euro për litër, kurse çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.76 euro për litër.

Në njoftimin e ministrisë është thënë se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Lajme të ngjashme