MINT publikon çmimet maksimale të naftës për sot, 1 cent më lirë se dje
MINTI publikoi çmimet e reja të derivateve në Kosovë, me ulje minimale krahasuar me një ditë më parë.
Nafta kushton maksimumi 1.75 euro për litër, një cent më lirë.
Edhe benzina ka rënë për një cent, në 1.43 euro për litër.
Gazi shënoi ulje të lehtë, duke arritur në 0.88 euro për litër.
Çmimet reflektojnë lëvizje të vogla ditore në treg.