MINT publikon çmimet e reja të derivateve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi maksimal i naftës për sot është 1.45 euro për litër, dy centë më pak se një ditë më parë.
Benzina do të shitet me maksimum 1.38 euro për litër, ndërsa gazi 0.67 euro.
Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.