MINT gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar - NACIONALE

MINT gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka gjobitur KEDS-in me 30 mijë euro.

Kjo pasi kanë gjetur gjatë njehsorë me afat të skaduar.

Njoftimi:

MINTI gjobit KEDS-in me 30.000 euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) gjatë ditës së sotme ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 30,000 (tridhjetëmijë) eurosh ndaj KEDS-it, për shkak të konstatimit të gjashtë njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit.

Ky veprim është ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të verifikimit të njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Komisioni Verifikues po vazhdon punën në terren në shtatë regjionet e vendit, me qëllim të identifikimit dhe adresimit të çdo parregullsie.

Rezultatet e deritanishme nga analizat laboratorike të kryera në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës kanë evidentuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në njehsorët e testuar.

Në këtë drejtim, MINTI i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë KESCO-s për kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar dhe do të vazhdojë të përcjellë në baza ditore raportet përkatëse si dëshmi mbështetëse për këtë proces.

Njëkohësisht, Komisioni Verifikues është në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe organet e hetuesisë për trajtimin e mëtejmë të kësaj çështjeje. MINTI mbetet e përkushtuar për transparencë të plotë dhe do të informojë qytetarët në baza të rregullta për çdo zhvillim, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe trajtimit të ankesave të tyre.

Lajme të ngjashme