MINT cakton marzhën për produktet e naftës - NACIONALE

MINT cakton marzhën për produktet e naftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se kanë caktuar çmimit dhe masat tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, me arsyetimin e mbrojtjes së konsumtatorit, konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut.

Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë euro centë për litër.

MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.

Lajme të ngjashme