Ministri Çeku lavdëron Kurtin: Fjalimi i tij u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti për vizitën në Spanjë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fjalimi i kryeministrit në Kongresin e Internacionales Socialiste është duartrokitur ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell.
“Vizitë e shkëlqyeshme e Kryeministrit Albin Kurti në Spanjë. Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën. Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”, ka shkruar Çeku.
Se fundi, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili është edhe ndërmjetëses i dialogut Kosovë-Serbi.