Minjtë nëpër markete - konsumatorët të shqetësuar me higjenën e dyqaneve ushqimore - NACIONALE

Minjtë nëpër markete - konsumatorët të shqetësuar me higjenën e dyqaneve ushqimore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Kosovë, dyqanet e supermarketeve kanë pastërti të tmerrshme.

“Kjo cilësi na mungon në periferi të qyteteve, cilësia është nën nivelin e normave. Në anën tjetër nuk mund të pretendojmë të kemi pastërti në zonat rurale”, tha zëdhënësi i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaç, higjiena nëpër markete është në nivelin e duhur, nga viti në vit.

“Nga viti në vit, në vazhdimësi kanë rritur kapacitet teknike, për të garantuar hapësirë të sigurt, për shitje të produkteve. Duke përfshirë një zinxhir të madh të, fillimisht të frigoriferëve dhe pajisjeve tjera që garantojnë shitje te sigurt”, ka thënë ai për TëVë1.

Ndërkaq, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdimisht kërkon që të rritet numri i inspektorëve pasi që numri aktual është i pamjaftueshëm.

Lajme të ngjashme